Deputetët e PDK-së nga legjislatura e kaluar që mbetën jashtë Kuvendit pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Sipas të dhënave të fundit të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të sigurojë gjithsej 23 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Megjithatë, disa figura të njohura të kësaj partie nuk kanë arritur të fitojnë mandat në legjislaturën e re. Nga përbërja e kaluar parlamentare, Abelard Tahiri është një nga kandidatët që ka mbetur jashtë Kuvendit për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme. Po ashtu, edhe Eliza Hoxha, e cila ka marrë 14 mijë e 178 vota, nuk ka arritur të sigurojë ulëse.
Mandat nuk ka fituar as Rashit Qalaj, i cili ka grumbulluar 18 mijë e 602 vota. Në listën e kandidatëve që nuk arritën të bëhen deputetë përfshihen edhe Jakup Nura, Fadil Demaku, Altin Krasniqi, Kosovare Murseli dhe Xhevahir Geci.

