11:26 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Deputetet e PDK-së vendosin flamurin e UÇK-së në Kuvend

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka mbajtur seancë solemne për Ditën e Pavarësisë. Të pranishëm në këtë seancë ishin udhëheqësit shtetërorë, përfaqësues të Familjes Jashari, familjes Rugova dhe të ftuar ndërkombëtarë e vendës.

Deputetet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Evgjeni Thaçi-Dragusha kanë vendosur flamurin e UÇK-së në sallën e Kuvendit të Kosovës pak para nisjes së seancës solemne në nder të 12 vjetorit të shtetësisë së Kosovës.