Deputetet e PDK-së zhvillojnë takim me gratë e Fushë Kosovës, flasin për gjendjen politike, ekonomike dhe sociale

Deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës, sot zhvilluan një takim me gratë të cilat janë pjesë të strukturave të Partisë Demokratike në qytetin e Fushë Kosovës.
Deputetja Ariana Musliu-Shoshi tha se ishte e interesuar të dëgjojë opinionet e tyre për gjendjen politike, ekonomike dhe sociale në qytetin e tyre, shkruan Indeksonline.
Ajo tha se si deputete, do të bëjë përpjekje në fuqizimin e rolit të gruas.
“Si deputete, unë do të bëjë përpjekje në fuqizimin e rolit të gruas, sepse ne jemi gjysma tjetër e shoqërisë, që fjalët të cilat i themi të mos mbesin deklarata por të shndërrohen në veprime konkrete.
Vetëm së bashku, mund t’ia dalim që synimet dhe qëllimet tona t’i bëjmë realitet”, u shpreh Musliu-Shoshi.