15:58 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2023 / LB

Deputetët e PE-së shprehin keqardhje për qasjen e Orban ndaj Kosovës e Ukrainës

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë shprehur keqardhje për “ndryshimin e politikës së kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, karshi Kosovës”.

Kjo thuhet në tekstin e një rezolute të publikuar në faqen e Parlamentit Evropian, ku shprehet gjithashtu keqardhja e eurodeputetëve për qëndrimet e Orban për hapjen e negociatave për pranimin e Ukrainës.

“Qëndrimet e Orban e pengojnë procesin e zgjerimit të BE-së”, thonë eurodeputetët, të cilët paralajmërojnë Këshillin për pasojat e mundshme negative të Hungarisë që merr presidencën e në korrik të 2024-ës.

Rezoluta thekson nevojën për reforma të brendshme në BE, paralelisht me procesin e zgjerimit dhe gjithashtu kërkon rritje e kapaciteteve të BE-së për integrimin e anëtarëve të rinj.

468 deputetë kanë votuar për, 99 kundër dhe 58 kanë abstenuar në rezolutën për politikën e zgjerimit, të cilën Parlamenti Evropian e quan një nga mjetet më të forta gjeopolitike në dispozicion të BE-së dhe një investim strategjik në paqe dhe siguri.

Ndryshe, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, deklaroi më herët për mediat serbe, se nëse BE i përfshinë marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë në kornizën e bisedimeve dhe nëse Serbia kundërshton, atëherë Budapesti do të jetë në anën e Beogradit.