75 Mall Live Search
10:40 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / k.v

Deputetët e VV-së e lëshojnë mbledhjen ku ishte ftuar të raportonte drejtori i AKI-së

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë adresuar kritika ndaj kryetares së Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu.

Pozita kritikoi kryetaren për thirrjen e kësaj mbledhjeje për “alarmin që është ngritur për përcjelljen e gazetarëve nga agjentët e AKI-së”.

Deputetët e pushtetit e konsideruan të jashtëligjshme thirrjen e kësaj mbledhjeje, ndërsa deputeti i VV-së, Luan Aliu lëshoi mbledhjen.

Pas këtij diskutimi, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e lëshaun mbledhejn me arsyetimin se kjo mbledhje është thirrur jashtëligjshëm nga kryetarja Ganimete Musliu.

Me të filluar mbledhja, janë përplasur deputetja e PDK-së, kryetarja e komisionit Ganimete Musliu me deputetin e VV-së Salih Zyba.

Ky i fundit ka insistuar që drejtori të mos raportojë për çështjen në fjalë.

“Cili është presioni i kryetares se komisionit nga kush, e ke thirre mbledhje me propagande të sms-ave”?.

Ndërkohë Musliu i është kthyer Zybës, duke i thënë atij se nuk mund të vendosë nëse raportimi do të ndodh ose jo.