11:19 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Deputetët e VV-së me maska ia mësyjne Kuvendit: Bashkë dhe më të fortë se kurrë!

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë përgatitur me masa mbrojtëse për të shkuar në seanën për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, shkruan IndeksOnline.

Në një fotografi shihen deputetët që janë bërë së bashku për t’iu drejtuar institucionit të Kuvendit.

Deputeti, Fitim Uka, ka shkruar se “! Sot e përgjithmonë bashkë dhe më të fortë se kurrë”.

“Me maska kundër pandemisë dhe kundër virusëve politik! Sot e përgjithmonë bashkë dhe më të fortë se kurrë!”, tha ai./IndeksOnline/