15:01 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / A. M.

Deputetët e VV-së po e presin te dera e Kuvendit …?!

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mefail Bajqinovci ka publikuar një fotografi para hyrjes së Kuvendit të Kosovës.

“Bashkë me nënkryetaren e kuvendit znj.Arbërie Nagavci në pritje të deputetëve dhe…”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndonëse nuk ka specifikuar, LVV-ja ka paralajmëruar veprime kundër hyrjes në sallën e Kuvendit të zv/kryeministrit, Driton Selmanaj.