75 Mall Live Search
17:23 / E Enjte, 28 Prill 2022 / A. M.

Deputetët e VV-së, Rashit Qalaj: Është shqetësuese gjendja e juaj!

Një debat të ashpër kanë zhvilluar deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” me ish-drejtorin e përgjithshëm të PK-së, tani deputet i PDK-së, Rashit Qalaj.

Debati nisi kur u përmendën aksionet e Policisë ndaj Zyrës së LVV.

“Nuk i bij pishman për asnjëherë të vetëm. Edhe sot njëjtë do të veproja”, u shpreh Qalaj.

Ndërsa, deputeti i partisë së Albin Kurtit, Sali Zyba theksoi se është shqetësues gjendja që po paraqet Qalaj në foltoren e Kuvendit.

“Në fakt, ky ka qenë në aparatura të dhunës që e ka ushtruar drejtpërdrejt në aktiviste”, u shpreh ai.

Kurse, deputeti tjetër i LVV-së, Artan Abrashi ia përmendi një nga një aksionet që Qalaj i kishte bërë ndaj partisë së Kurtit.

Më poshtë, Indeksonline ju sjell nje video-permbledhje: