17:15 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Deputetët e VV-së shfrytëzojnë pauzën për ushqim, s’respektojnë distancën sociale

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë njëorëshe, derisa seanca nisi në orën 12:00 duke përplasur LDK-në dhe VV-në, të cilat po e akuzojnë njëra-tjetrën për gjendjen e krijuar.

Këtë pauzë po e shfrytëzojnë deputetët e Vetëvendosjes jashtë objektit.

Një grup i tyre janë parë në sheshin Skënderbeu në Prishtinës, të cilët kanë dalur për ushqim.

Ndërsa, ajo çfarë vërehet se të njëjtit s’po e respektojnë distancën sociale të kërkuar nga qeveria, por edhe thyejnë masën e vendosur po ashtu të vendosur nga qeveria, për të mos qëndruar më shumë se dy persona.

Ndryshe, në seancën ku pritet të hidhet në votim mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pritet të marrin fjalën edhe 21 deputetë./Indeksonline