Deputetët e VV-së tallen me Borellin, e quajn Vorrell: Edhe po të kishin pasur pendrek e revole, Albini s’kish lëshu pe!

Në rrjetet sociale ka nisur një fushatë nga zyrtarë të Vetëvendosjes kundër emisarit evropian për bisedimet Kosovë-Servi, Joseph Borrell.
Pjesë e kësaj fushate janë bërë edhe deputetët e partisë në pushtet.
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci e ka quajtur “Vorrell”, emisarin spanjoll.

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi ka thënë se kryeministrit Kurti nuk do të lëshonte pe edhe po të ishi të armatosur me armë e me shkop gome Vuçiqi e Borelli.
“Vuçiqi e Borrelli edhe po të kishin pasur pendrek e revole, Albini nuk ju kish lëshu pe, e lene mo që s’kanë pasë.”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, Qeveria Kurti ka shtyrë vendimin për gjobitjen e shoferëve me targa ilegale. Vendimi është shtyrë për 48 orë pas kërkesë së ambasadorit të Amerikës, Jeff Hovenier./Indeksonline/