Deputetët e zgjedhur të LDK-së arrijnë të parët, në sallën e Kuvendit të Kosovës
Për pak minuta pritet të fillojë zhvillimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Të parët që kanë arritur në sallën e kuvendit janë deputetët e zgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ata fillimisht janë nënshkruar në fillim të sallës, e ndër emrat të cilët kanë arritur është edhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, shkruan Indeksonline.

Në këtë legjislaturë të shtataë të Kuvendit, LDK-së i takojnë 28 ulëse, deputetë këta të dalë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit./Indeksonline/


