75 Mall Live Search
19:32 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / k.v

Deputetët futën në sallë, pas pak pritet të nis seanca për zgjedhjen e presidentit

Një orë e gjysmë që nga koha kur është dashtë të nis seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të vendit, tani deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të futen në sallë.

Janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ata që kanë nisur t’i zënë vendet e tyre dhe po presin edhe ardhjen e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zyrtarisht ende nuk ka informacione nëse janë siguruar votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani, e cila në këtë garë, për kundërkandidat do të ketë Nasuf Bejtën./IndeksOnline/