Deputetët gati t’i zë mesnata në Kuvend, vazhdon diskutimi për marrëdhëniet Kosovë-Amerikë

Edhe pse ora shënon gati 00:00, deputetët e Kuvendit të Kosovës vazhdojnë të jenë në sallë.
Seanca e jashtëzakonshme e cila në ora 16:00 me kërkesë të 42 deputetëve për të debatuar në lidhje me “rrezikun e marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me ShBA-të”, është duke vazhduar ende.
Kjo seancë u thirr nga deputetët e opozitës, pasi që Amerika kërkoi që taksa 100% të hiqej plotësisht, por një vendim i tillë nuk o morë nga kryeministri Albin Kurti, raporton Indeksonline.

Edhe pse tashmë gati po hyjmë në ditën e enjte, deputetët vazhdojnë të jenë në sallën e Kuvendit, ku po zhvillohet debat për marrëdhëniet Kosovë-Amerikë./Indeksonline/

