75 Mall Live Search
10:25 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Deputetët gjermanë dhe ambasadori Heldt takuan mbrëmë Kurtin, u diskutua formimi i Qeverisë së re

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti njoftohet të jetë takuar mbrëmë me deputetët e Bundestagut Gjerman dhe anëtarët e Komisionit të Punë të Jashtme në Bundestag, Peter  Bayer dhe Christian Shmidt.

Në takimin e zhvilluar në rezidencën gjermane i pranishëm ishte dhe ambasadori gjerman, Christian Heldt.

Deputetët gjermanë ishin interesuar për mbarëvajtjen e bisedimeve rreth formimit të Qeverisë së re të Kosovës, dakordimet në programin qeverisës si edhe për arsyet dhe pasojat eventuale nga ngecjet momentale në këtë proces, transmeton Indeksonline.

“U potencua nga të dyja palët rëndësia që ka finalizimi i suksesshëm i negociatave, në mënyrë që vullneti i shumëpërmendur i qytetarëve për ndryshim rrënjësor, në asnjë rrethanë të mos vihet në pikëpyetje”, ka deklaruar anëtari i VV-së, Besnik  Bislimi, i cili ishte i pranishëm në këtë takim.

Dyshja gjermane zhvilloi sot edhe një takim me liderin e LDK-së, Isa Mustafa ku sigurisht temë diskutimi ishte çështja e formimit të koalicioni qeverisës VV-LDK./Indeksonline/