75 Mall Live Search
23:46 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Deputetët i thonë ‘PO’ ligjit që mundëson kontrollin financiar të partive

Deputetët e Kuvendit kanë votuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit lidhur me financimin e subjekteve politike.

Me 61  për, 1 kundër dhe tri abstenime është votuar projektligji në fjalë.

Përmes këtij ligji po synohet kontrolli financiar i subjekteve politike.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ky projektligj konsiston në nevojën për qartësimin e dispozitave ligjore dhe kontrollin financiar të subjekteve politike.

Sipas tij, miratimi i këtij ligji do të thotë kontroll financiar, raporteve financiare që dalin nga Auditori i Brendshëm./Indeksonline/