75 Mall Live Search
15:04 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Deputetët injorojnë seancën për lojërat e fatit, shtyhet për në ora 16:00

Për shkak të mungesës së deputetëve, dhe mos pasjes së kuorumit të mjaftueshëm seanca e jashtëzakonshme për projektligjin e lojërave të fatit është shtyer për në ora 16:00.

Kryeministri, Ramush Haradianaj në fjalën e tij tha se qeveria që ai drejton, ka mbajtur fjalën dhe ashtu siç është deklaruar në seancës e javës së kaluar, e ka sjellë para Kuvendit, projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit brenda një afati të shkurt kohor.

Sipas tij, me këtë  ndalohet gjitha veprimtarit e lojërave të fatit, përveç të lotarisë së Kosovës.

Për këtë arsye, shefi i ekzekutivit i bëri thirrje deputetëve që të votojnë këtë projektligj.