Deputetët mblidhen në Kuvend, shënojnë 21-vjetorin e Epopesë së UÇK-së
Për të shënuar 21- vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot Kuvendi mban seancë solemne.
Kjo seancë e cila nis në ora 15:30 si pikë të rëndit të ditës ka vetëm një.
Ajo është shënimi i 21-vjetorit të epopesë së UÇK-së.
Seanca e jashtëzakonshme e thirrur për ditën e djeshme nuk është mbajtur pasi nuk pati kuorum./Indeksonline/