75 Mall Live Search
20:38 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / Z S

Deputetët mblidhen nesër për herë të 23-të me radhë

Si zakonisht edhe gjatë ditës së nesërme të zgjedhurit e popullit pritet të mblidhen për ta mbajtur seancën e radhës.

Kjo do të jetë hera e 23-të me radhë që kuvendarët do të mblidhen për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit.

Mirëpo siç duket edhe nesër do të zhvillohet përsëri skenari i njejtë.

Partia në pushtet po insiston që për kandidaten e propozuar, Albulena Haxhiu deputetët të votojnë në mënyrë të fsheftë por opozita po e kundërshton këtë formë votimi.

Seanca e Kuvendit pritet të nis në ora 11:00./Indeksonline/