75 Mall Live Search
23:55 / E Hënë, 16 Qershor 2025 / Burim

Deputetët mblidhen sërish nesër, për herë të 33-të do të tentojnë konstituimin e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish të martën për herë të 33-të me shpresën që do të arrihet konstituimi i tij.

Deri tani, në seanca që nuk kanë zgjatur më shumë se 2-3 minuta, nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë, i cili do të mundësonte votimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Vazhdimi i seancës është planifikuar të nis në ora 10:00, derisa nuk ka ndonjë sinjal nëse Lëvizja Vetëvendosje do të ndryshojë emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, emër ky që nuk po e merr bekimin e opozitës.

Partitë opozitare po vazhdojnë të insistojnë se Haxhiun nuk e votojnë për kryeparlamentare, ndonëse bien dakord të konstituojnë Kuvendin nëse emri ndryshohet, raporton IndeksOnline.

Në përpjekje për dalje nga ngërçi politik, presidentja ka takuar liderët e partive politike, por takimet kanë përfunduar pa asnjë rezultat.

Mbetet të shihet nëse në seancës e së mërtës do të sjell ndonjë risi. /IndeksOnline/