Deputetët në iluzione, Kosova vazhdon edhe në qershor pa institucione

Për të 25-tën herë më radhë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Edhe këtë radhë i njëjti skenar.
Partitë opozitare vazhdojnë të kundërshtojnë votimin e fshehtë. Ndërkaq VV-ja nuk lëviz nga pozicionet e saj, përkundër dështimeve të vazhdueshme për konstituimin e kuvendit edhe tre muaj pas përfundimit të zgjedhjeve.
Sikurse dhe në seancat e kaluara, edhe këtë herë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.
Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar të mërkurën në orën 11.00.
Ndryshe 51 deputetë votuan pro, një kundër dhe asnjë abstenim./Indeksonline/