Deputetët në Kuvend, thonë se është e paqartë prezenca e tyre sot atje
Shefi i grupit paralajmëtar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka marr fjalën e tij në Kuvend, ku ka thënë se kjo seancë duhet të ndërprehet.
Sipas tij, ditën e djeshme janë marr vesh që seanca të shtyhet, me kërkesën e Kryeministrit të Kosovës, por për shkak të procedurave deputetët sot kanë ardhur në Kuvend.
“Realisht ne sot kemi ardh për shkak të procedurave, krejt e din që sot seanca nuk mbahet. Por për shkak të interpretimeve ne kemi përfundu sot këtu, dje në ora 03:00 Kryeministri ka dorëzu letrën për shtyrjen e kësaj seance. E rrugës kish me qenë që ne të mos vinim sot këtu, që të themi seanca sot nuk mbahet ose dikush ta shfrytëzoj këtë seance për të bërë politikë.
Kreyministri ka kërkuar që seancë me vullnet të mirë. Komisoni për Legjislacion e ka përfunduar punën dhe komisionet tjera pritet me kry kështu që presim që brenda javës të mbahet seanca. Shpresojë që sot të konstatojmë që u kërku shtyrja dhe pastaj që sot gjatë ditës të merret vesh se kur mund të ftohet seanca.” ka thënë Krasniqi.
Po ashtu, edhe Deputeti nga radhët e PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë se është e paqartë prezenca e tyre sot në Kuvend.
“Besoj që nuk është në rregull, qe besa as korrekte që si me thanë të përfundojmë me seancë, nëse veq është kërku shtyerja e saj. Ne s’kemi pas njoftim për shtyerje të seancës. Ju lus që të ndërpreni seancën dhe të koordinohemi dhe të vazhdojmë me punën nëse ka diçka që duhet me vazhdu me Kuvend”, ka thënë Sejdiu në fjalën e tij.
Ndryshe, aktualisht në Kuvendin e Kosovës janë të pranishëm mbi 40 deputet, ku pika e vetme e rendit të ditës është “Shqyrtimi i pakove të ligjit dhe agjendës integruese evropiane”. /Indeksonline/