15:15 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Deputetët në pritje, matja e temperaturës

Pas pak minutash pritet të fillojë mbledhja e Kuvendit, kurse një numër i deputetëve shihet që kanë arritur në kuvend.

Në fotot e siguruara nga IndeksOnline shihet se deputetët janë duke pritur në radhë për matjen e temperaturës.

Këto masa janë duke u bërë si shkak i përhapjes së koronavirusit, ku tashmë janë konfirmuar tri raste me koronavirus në Kosovë./IndeksOnline/.