Deputetët, nga Kosova, takohen me kongresistët amerikanë

Deputetët e Parlamentit të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, Arbërie Nagavci e Driton Selmanaj kanë pasur një takim të rëndësishëm në Amerikë.
Ata janë takuar me kongresistët amerikanë, David Price e Garol Miller. Po ashtu, ata janë takuar edhe me disa përfaqësuesë të lartë amerikanë.
“Takimet e zhvilluara në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara kanë gjithmonë rëndësi të veçantë për shtetin e Kosovës.
Së bashku me kolegët, Arbërie Nagavci dhe Driton Selmanaj takuam kongresistët z. David Price, znj. Garol Miller, përfaqësuesin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), z. Robert Benjamin dhe znj. Gretchen Brikle përfaqësuese e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Temë diskutimi ishin sfidat të cilat e presin Qeverinë e re, roli i opozitës dhe bashkëpunimi me SHBA-në”, shkruan në njoftim deputetja, Ariana Musliu-Shoshi./Indeksonline/


