75 Mall Live Search
11:08 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Deputetët nisin seancën me një minutë heshtje për Adem Mikullovcin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar sot seancën me një minutë heshtje për ish-deputetin si dhe aktorin, Adem Mikullovci.

Me të filluar seanca, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës , Vjosa Osmani tha se Mikullovci do të mbahet mend si një nga bashkëpunëtorët më të mirë dhe si një ikonë e artit në vend.

Duhet përkujtuar që Adem Mikullovci ndërroi jetë të martën, në moshën 81 vjeçare, ndërsa në legjislaturën e kaluar ishte pjesë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje./Indeksonline/