75 Mall Live Search
20:51 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / Z S

Deputetët nuk ndalen, nesër mblidhen 11 komisione parlamentare

Siç duket deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës e kanë marrë seriozisht punën.

Kjo për faktin se gjatë ditës së nesërme në ambientet e Kuvendit pritet të mblidhen gjithsej 11 komisione parlamentare.

Duke filluar nga ora 09:00 pritet të mblidhen Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Pastaj në ora 10:00 mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji  dhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti .

Në ora 11:00 mblidhet Komisoni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe Komisioni për Kulturë, Turizëm dhe Sport.

Në 11:30 mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Komisioni për Shëndetësi

Dhe në fund në 13:00 mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere./Indeksonline/