09:37 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Deputetët përplasen me policinë në hyrje të Gjykatës në Tiranë (Video)

Deputetët e opozitës janë përplasur me policinë në derën e sallës së Gjykatës së Tiranës ku pritet të mbahet masa e sigurisë për 23 të arrestuarit për protestën e Rrugës së Kombit.

Deputetët kanë tentuar të futen në sallë por nuk janë lejuar. Ata akuzojnë policinë se i nxori jashtë me dhunë.

“Të dalin vetë ata që japin urdhrin”, ka thënë Strazimiri, njëri nga deputetët.

Para gjykatës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, tha se shteti diktatorial i Edi Ramës e ka shumë të shpejtë fundin.

“Forcat e policisë nuk na lejuan, ushtruan dhunë. Jemi të gjithë kolegët aty. Kuptoni shtetin diktatorial të Edi Ramës por ka për ta pasur shumë të shpejtë fundit. Kështu me dhunë dhe si ka rrethuar gjysmën e Tiranës për të zhvilluar gjyqin nuk do ta ketë kollaj. Do të përplaset me qytetarët, do të përplaset me ne, nuk na e del dot me dhunë”, ka thënë Spaho./Ora News/

Temat: