Deputetet që protestuan sot në Prishtinë, në mbështetje të së miturës nga Drenasi
Numër i madh i qytetarëve të Republikës së Kosovës kanë protestuar sot në qendër të Prishtinës, në mbështetje të së miturës nga Drenasi, e cila po raportohet se u abuzua seksualisht nga mësuesi i saj, më pas dhe nga polici hetues.
Në mesin e protestuesve ishin edhe tri deputetet e Kuvendit të Kosovës; Duda Balje nga grupi 6+ si dhe dy deputetet e PSD-së, Aida Dërguti dhe Shqipe Pantina.


