75 Mall Live Search
16:58 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Deputetët shkojnë në pauzë, seanca rifillon pas një ore

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të legjislaturës së shtatë kanë shkuar në pauzë një orëshe.

Seanca e sotme është duke u mbajtur për mocionin e mosbesimit të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton Indeksonline.

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi propozoi që deputetët të shkojnë në pauzë, ndërsa Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se përgjatë kësaj kohe do të bëhet edhe një herë dezinfektimi i sallës ku edhe po zhvillohet seanca./Indeksonline/