75 Mall Live Search
11:50 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Deputetët të painteresuar për seancën, shtyhen punimet e Kuvendit

Edhe pse nisi me 1 orë vonesë seanca plenare e paraparë për t’i shqyrtuar rreth 59 pika të lënë gjysmë nga seancat e kaluara është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit për në orën 13:30.

E gjithë kjo ndodhi për shkak të mos kalimit të pikave të rendit të ditës për arsye të mos arritjes së numrit të nevojshëm të votave.

Pas një konsultimi me shefat e grupeve parlamentare, kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti morri vendim që të shkohet në pauzë dhe të kthehen në ora 13:30.