75 Mall Live Search
08:16 / E Diele, 25 Maj 2025 / Burim

Deputetët tentojë për herë të 21-të konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Republikës së Kosovës do të mblidhen për të 21-tën herë, në tentim për të konstituuar kuvendin dhe për të vijuar me formim të institucioneve.

Pas dështimit të seancës të së premtes, deputetët do të mblidhen sërish sot me fillim nga ora 11:00, raporton IndeksOnline.

Tash e disa javë, konstituimi është bllokuar te votimi i fshehtë.

Grupet parlamentare po refuzojnë të propozojnë emrat për formimin e një komisioni parlamentar, për votim të fshehtë.

Detyra e këtij komisioni do të ishte mbikëqyrja e votimit të fshehtë për emrin e kryeparlamentarit.

Propozimi për formimin e këtij komisioni mori 53 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim./IndeksOnline/