13:19 / E Martë, 19 Tetor 2021 / A. M.

Deputetët votojnë dy projektligje, një tjetër shtyhet me mocion procedural

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Në seancën e sotme, ku janë duke u shqyrtuar 20 projektligje, është miratuar në parim edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Para kësaj pike në rend dite ishte edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës e cila u shty.

Me 67 për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim kjo pikë u shty me mocion procedural.