75 Mall Live Search
18:55 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Deputetëve nuk u bëhet vonë për migrimin e kosovarëve, vetëm 15 prej tyre flasin në Kuvend

Para pak minutash ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme lidhur me migrimin e kosovarëve, pa miratimin e ndonjë rezolute.

Seancë kjo e cila u thirrë pas hulumtimit të Indeksonline, për një valë të rë të migrimeve.

Interesimi për të debatuar lidhur me  këtë çështje nuk ka qenë edhe aq i madh, derisa në Kuvend ishin prezentë vetëm 15 deputetë.

Dy deputetë nga LVV, tre nga radhët e PDK, dy prej AAK, një nga Nisma dhe shtatë nga radhët e LDK-së.

Në fillim të kësaj seancë të jashtëzakonshme, u propozua që grupet parlamentare të prezantojnë bashkërisht një rezolutë unifikuese për mbrojtjen dhe avancimin e të rinjve të Kosovës.

Ani pse seanca nisi me vonesë, ndërkohë ka pasur pauza dhe deputetët nuk janë kthyer më në seancë për të vijuar me diskutimet.

Në fund të seancës, Fidan Rekaliu nga LDK, në emër të propozuesve për këtë debat, kërkoi nga grupet parlamentare të dërgojnë nga një përfaqësues të mënyrë që të hartojnë bashkërisht një rezolutë unifikuese për mbrojtjen dhe avancimin e të rinjve të Kosovës.

Rekaliu deklaroi se në momentin që kjo rezolutë do të jetë gati, ata do të njoftojnë kryesinë e Kuvendit.

Mirëpo, kryesuesi i kësaj seance të jashtëzakonshme, Kujtim Shala, tha se edhe nëse do të kishin ndonjë rezolutë të shkuar, nuk ka kuorum, kështu që e mbylli seancën e jashtëzakonshme.

Në minutat e fundit të kësaj seance kishin mbetur vetëm 15 deputetë në sallë të cilët ishin paraqitur për të marrë fjalën./Indeksonline/