Deputeti Alimi: Përse komisioni votoi dy orë përpara marrëveshjes dhe nuk priti deputetën tonë që të arrin me kohë?
Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ejup Alimi ka ngritur dyshime ndaj kryetarit të komisionit për mandate dhe imunitet pasi që ai ndërpreu seancën dje dy orë përpara afatit të marrur vesh midis LSDM dhe BDI dhe nuk ka pritur ardhjen e deputetës Mirsada Emini Asani.
“Pse u ndëpre para kohe puna e komisionit parlamentar për mandate dhe imunitet mbrëmë?
Mbrëmë rreth orës 19:00, pas qëndrimit dy ditor në punimet e komisionit mbi kërkesën e gjyqit për heqjen e imunitetit të deputetit Veljanovski, deputetit Agim Shaqiri, iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe përfundoi në qendrën klinike në Shkup.
Mjeku i dha terapinë dhe urdhëroi që të qëndron në spital ku edhe ne e vizituam atë mbrëmë si dhe sot në mëngjes.
Duke u ballafaquar me këtë situatë, diku rreth orës 21, e kërkuam zëvendësen e Agimit, deputetën Mirsada Emini Asani nga Gostivari që të vijë dhe ta zëvendëson.
Dërguam vozitës që ta merr deputetën dhe ta sjell për votim, por rreth orës 21:30, komisioni ndërpreu punën dhe e vuri në votim vendimin pa pritur ardhjen e deputetës tonë, e cila do të arrinte diku rreth orës 22:30 ose 23:00, ndërsa afat kohor për ta përfunduar seancën kishte gjer në mesnatë.
Paraprakisht ishim marrë vesh që seancën ta mbyllim në ora 23:00 kur edhe do të votoheshte mbi vendimin.
Qoftë e kaluar për Agimin.” shkruan Alimi në Facebook.