13:24 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Deputeti Bajqinovci: Këta që e udhëheqën Kosovën këto 20 vite, na futën në listën e shteteve më të korruptuara dhe kriminale

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mufail Bajqinovci, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend, duke mbrojtur partinë e tij dhe liderit për vendimet e marra, transmeton IndeksOnline.

Ai ka shkruar se për 20 vite vendi është udhëhequr nga ata që e kanë sjell vendin në pikën ku jemi futur në listën e shteteve më të korruptuara dhe kriminale.

Ai ka thënë po ashtu se derisa sovraniteti i vendit u cenua, derisa gjyqësia e drejtësia u kontrolluan, erdhi momenti i partisë së tij, e cila nga sovrani u votua për të udhëhequr me vendin.

“E dinë gjithë Kosova e miqtë ndërkombëtar se kush ka lejuar e mundësuar dhunim sovraniteti e territori, diskriminim të të gjitha formave e dëme të pafundme nga Serbia. E dinë edhe se kush e ka vjedhur Kosovën gjithë këto vite. Çdo gjë dihet. Kot e keni, s’ju beson askush!”, ka shkruar Bajqinovci.

Ky është statusi i plotë i tij në facebook: