Deputeti Bajqinovci takohet me senatorin Bill Cassidy

Deputeti nga radhët e Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, po merr pjesë në Forumin për Siguri, Mbrojtje dhe Intelegjencë, i cili po mbahet në parlamentin e shteteve të Amerikës Latine me seli në Panama.
Nga aty ai po zhvillon takime të ndryshme në mesin e të cilave edhe me senatorin amerikan Bill Cassidy.
“Me zyrtarin e lartë amerikan biseduam për kërcënimet në fushën e sigurisë, mbrojtjes, inteligjencës, luftës kundër financave të paligjshme, krimit transnacional, tregtia e paligjshme, pastrimi i parave, rrjeti 5G dhe kërcënimet e sigurisë kibernetike ndaj sistemeve të infrastrukturës së sigurisë dhe mbrojtjes. Senatorin Cassidy e informova për progresin e shtetit tonë në shumë fusha si dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, ka shkruar ai.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kosova po bëhet pjesë e hartës së shteteve që e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, Kosova po bëhet pjesë e hartës sē diplomacisë botërore, me qeverinë padyshim më kredibile që nga paslufta.
Postimi i plotë: