75 Mall Live Search
14:42 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / A. M.

Deputeti boshnjak në Serbi lavdëron Shaip Kamberin: Kishte fjalim të jashtëzakonshëm!

Deputeti boshnjak në Kuvendin e Serbisë, Enis Imamoviç ka lavdëruar fjalimin e djeshëm të deputetit shqiptar, Shaip Kamberi, i cili ka mbajtur një fjalim “të zjarrtë” me rastin e zgjedhjes së Qeverisë së re.

“Një nga fjalimet më të mira të bëra ndonjëherë në këtë sallë”, ka deklaruar Imamoviç.

Ndryshe, Kamberi theksoi dje se “Serbia është sot problem para së gjithash për vetë serbët. Një Serbi që nuk u demokratizua as me rënien e monizmit, kur u rrëzua Ivan Stambolliqi i vrarë më vonë nga eksponentët e strukturave shtetërore të sigurimit. As me rënien e Millosheviqit, më 5 tetor 2000, që i parapriu vrasjes së Zoran Gjingjiqit, ku urdhërdhënësit e këtij atentati jetojnë sot të lirë, sepse në heshtje konsiderohen heronj”, ka thënë ai.

Indeksonline ju sjellë video-përmbledhjen e seancës së djeshme: