75 Mall Live Search
17:17 / E Shtunë, 30 Prill 2022 / OSH

Deputeti britanik jep dorëheqje pasi shikoi pornografi në Parlament

Deputeti britanik Neil Parish ka thënë se do të japë dorëheqje pasi pranoi se kishte parë pornografi në dhomën e ulët të Parlamentit, shkruan Sky News.

65-vjeçari ka thënë se ndoqi materiale për të rritur dy herë në Parlament, duke pretenduar se hera e parë ishte aksidentale pasi po shikonte traktorët në internet, por se e dyta ishte “një moment çmendurie”.

E partia konservatore, ku ai ishte pjesë, e falënderoi Parishin për shërbimin e tij 12-vjeçar.