23:46 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Deputeti Deda: Po të propozoja unë ndarjen e Kosovës, do të më kishin varur në shesh

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Alternativa, Ilir Deda, ka mbajtur një fjalim mjaft emocional.

Deda ka kritikuar ashpër presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për idenë e tij për “korrigjim kufijsh” me Serbinë.

Sipas Dedës, ideja e Thaçit nuk përfshin asgjë më pak se ndarjen e Kosovës. Plan të tillë, ka kujtuar ai, kanë pasur dikur diktatori Sllobodan Millosheviq dhe akademiku Dobrica Çosiq në Serbi.

Ai ka thënë se po të dilte dikush tjetër me idenë e ndarjes së Kosovës, sikur Thaçi, do të përballej me thirrje për ta ekzekutuar në publik.

“Mua do të më kishin varur në shesh, po të propozoja ndarjen”, është shprehur Deda në T7.

Ai ka porositur se është vlerë ta kundërshtosh Thaçin.

“Projekti i Thaçit për ta shpëtuar veten nga të këqijat që i ka bërë ai, s’mund të jetë shkatërrimi i jetës së 2 milionë njerëzve”, është shprehur Deda.

 

Temat: