Deputeti dhe sekretari parlamentar i Shtetit në Gjermani Florian Pronold në mbështetje të LVV

Florian Pronoldi, deputet i Bundestagut gjerman dhe sekretar parlamentar i Shtetit për Ministrinë Federale për Mjedisin, Mbrojtjen e Natyrës dhe Sigurinë Nukleare, Florian Pronold, ka mbështetur hapur Lëvizjen VETËVENDOSJE dhe Albin Kurtin.
Në një publikim në rrjetin social TWitter, Pronoldi ka deklaruar se “me 14 shkurt një Parlament i ri do të zgjedhet në Kosovë dhe Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta luftojnë korrupsionin dhe kanë agjendë për reforma drejt së ardhmes. Kjo është e rëndësishme për të ardhmen e vendit”.
Në fund ai i ka uruar çdo të mirë Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit.