75 Mall Live Search
15:17 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Deputeti gjerman me deklaratë skandaloze, kërkon që Kosova të kthehet nën Rezolutën 1244

Deputeti gjerman i grupit parlamentar AFD, Hansjord Muller në një intervistë sot ka thënë se Kosova duhet të kthehet nën Rezolutën 1244.

“Ta mbyllim ferrin dhe të kthehemi në drejtësi, do ta kthejmë Kosovën nën rezolutën e Këshillit të Sigurimit.”, u shprehë Muller për mediumin serb ‘Novosti’.

Përkundër që shteti i tij e ka njohur Kosovën dhe është ndër përkrahëset më të mëdha, deputeti beson që Kosova është nën rezolutën 1244.

Në fund ai shprehu admirimin e tij për Serbinë duke thënë se i ka zili Serbisë.

“Nga pikëpamja politike, unë e kam zili Serbinë sepse nuk është një koloni amerikane, por një shtet krenar”, tha Müller./Indeksonline/