Deputeti gjerman thirrje Italisë: Vendoseni në agjendë propozimin e Kosovës për anëtarësim në KE

Deputeti i Gjermanisë, Knut Abraham, ka bërë thirrje që Kosova të jetë pjesë e agjendës së mbledhjes së Qeverisë së Italisë.
Kjo për mbështetjen e Kosovës në anëtarësimin e Këshillit të Evropës.
“Koha për të vepruar: I bëj thirrje qeverisë italiane që ta vendosë në agjendë propozimin e Kosovës tani, në mënyrë që të diskutohet në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës në Torino, të premten. Momenti i duhur duhet shfrytëzuar tani”, ka shkruar Abraham në Twitter.
Zeit zu handeln: Ich appelliere an die italienische Regierung, den Antrag Kosovos jetzt auf die Tagesordnung zu setzen, damit er am Freitag im Ministerkomitee des Europarats in Turin besprochen werden kann. Der richtige Moment muss jetzt genutzt werden. @CoE @coe_ita
— Knut Abraham, MdB (@Knut_Abraham) May 16, 2022