21:06 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Deputeti Hoti i bën thirrje Kuvendit që sa më parë të thirret seanca për ndarjen e 10% të Trustit për qytetarë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Hoti,  duke parë situatën e vështirë ekonomike me të cilën po përballen qytetarët e Kosovës, si pasojë e pandemisë Covid-19, ka kërkuar nga Kuvendi që sa më parë të thërret seancë në të cilën do të  vendoset që të bëhet ndarja e 10 për qind të Trustit, transmeton IndeksOnline.

Ai ka thënë se qytetarët janë në pritje të këtyre mjeteve, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes së ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Më poshtë e gjeni të plotë adresimin e tij në Kuvend: