Deputeti Hoti inkurajon qytetarët për përfshirje në “Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike Covid-19”

Qeveria e Kosovës nga data 15.07.2020 deri me datën 19.07.2020 e ka vendosur për diskutim publik Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike – COVID-19.
Deputeti i LDK-së, Visar Hoti ka inkurajuar të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë përiudhë e të japin kontributin e tyre për plotësimin e ligjeve që do të ndryshohen me këtë projektligj, shkruan Indeksonline.
“Meqenëse ky Projektligj afekton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës në këtë periudhë të vështirë ekonomike, si dhe duke pasur parasysh se pasojat e efekteve të COVID -19 do të zgjasin edhe në vitet në vazhdim, roli i juaj, i shoqërisë civile, profesionistëve dhe çdo pale tjetër, është tejet i rëndësishëm”, u shpreh Hoti.
Postimi i plotë:
Qytetarë të dashur,
Tani jeni të informuar se Qeveria e Republikës së Kosovës nga data 15.07.2020 deri me datën 19.07.2020 e ka vendosur për diskutim publik Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike – COVID-19, prandaj i inkurajoj të gjitha palët në interes që ta shftyrëzojnë këtë periudhë dhe të japin kontributin e tyre për plotësimin e ligjeve që do të ndryshohen me këtë projektligj.
Meqenëse ky Projektligj afekton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës në këtë periudhë të vështirë ekonomike, si dhe duke pasur parasysh se pasojat e efekteve të COVID -19 do të zgjasin edhe në vitet në vazhdim, roli i juaj, i shoqërisë civile, profesionistëve dhe çdo pale tjetër, është tejet i rëndësishëm.
Më poshtë po i paraqes ligjet që do të ndryshohen dhe do përmendi sipërfaqësisht ndryshime më të rëndësishme:
?1. Plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit Nr. 05/L-057 për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
? a. Në kuadër të këtij ligji do të ndryshohet përqindja e garancisë nga FGKG për kredi nga 50% do të ngritet në 80%. Kjo nënkupton që bizneset e parapara sipas Ligjit për FKGK edhe përkundër mungesës së kolateralit, qasjen në financa do ta kenë shumë më të lehtë.
? b. Gjithashtu si rezultat i financimit me garancion nga FKGK, norma e interesit nga institucionet financiare do të mbetet e njëjtë pasi që Qeveria e Kosovës do ta mbuloj tarifën garancisë në emër të institucioneve financiar. Deri më tani ky financim ka qenë rreth 2% interes vjetor më i shtrenjët.
? 2. Plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit Nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligji Nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligji Nr. 05/L-116,
? a. Pjesëmarrësit mund t’i tërheqin dhjetë për qind (10%) të kursimeve pensionale në FKPK apo në Fondet Pensionale tjera. Kjo masë pritet ta fuqizojë kërkesën agregate në vend me rreth 200 milionë euro drejtpërsëdrejti, e sigurisht edhe më shumë si rezultat i multiplikatorit;
? b. Për tërheqjen e këtyre mjeteve, pronarët e fondeve aplikojnë në formë elektronike pranë FKPK-së brenda tre (3) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji;
? c. Kërkesat e aprovuara nga Fondi i Kursimeve mund të tërhiqen vetëm përmes llogaris bankare të përfituesve (pronarëve të mjeteve).
? d. Mjetet që do të tërhiqen nga Fondi Pensional, nuk do ti nënshtrohen tatimit në të ardhura.
? 3. Plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit Nr. 05/L -028 për Tatimin në të Ardhurat Personale,
?a. Lirohen nga tatimi në të ardhura paratë që do të tërhiqen nga Fondi Pensional për rimëkëmbje ekonomike;
? 4. Plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar,
? a. Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për furnizimet e hoteleve, restoranteve dhe shërbimet e ushqimit, nga 18% do të zvogëlohet në 8%.
Kjo për faktin se si industri është goditur jashtzakonisht shumë nga pandemia.
?5. Plotësimi dhe ndryshimi i i Ligjit Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i Plotësuar dhe Ndryshuar me Ligjin Nr. 03/L- 221, Ligjin Nr. 04/L-116, me Ligjin Nr. 04/L-194, me Ligjin Nr. 05/L-063 dhe me Ligjin Nr. 05/L-007,
? a. Me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike, mjetet e privatizimit mund të përdorën për të gjitha kategoritë e shpenzimeve, me qëllim të realizimit të rimëkëmbjes ekonomike, përjashtuar kategorinë e pagave dhe shtesave.
? 6. Plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit Nr.06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave,
? a. Me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike, Ministri i Financave mund të shtyjë afatin e pagesës së tatimeve deri në dy (2) vite nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Kriteret për shtyrjen e afateve përcaktohen nga Ministria e Financave.
? 7. Plotësimi dhe ndryshimi i Ligji Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L- 102, me Ligjin 04/L-1151 dhe me Ligjin nr. 04/L-223
? a. Për mos pagesën e deklaratës tatimore të ndikuar për shkak të pandemisë për vitin 2020 dhe vitin 2021 sipas dispozitave të këtij neni nuk shqiptohet ndonjë ndëshkim, sipas kritereve si në vijim:
? i. Për mos pagesën e deklaratës tatimore për vitin 2020 nuk shqiptohet ndëshkimi administrativ, me kusht që pagesa të bëhet në tremujorin e parë të vitit 2021;
? ii. Për mos pagesën e deklaratës tatimore për vitin 2021 nuk shqiptohet ndëshkimi administrativ, me kusht që pagesa të bëhet në tremujorin e parë të vitit 2022.
? b. Të gjitha ndëshkimet administrative të shqiptuara në vitin 2020 shfuqizohen nga ATK-ja dhe vonesat trajtohen sipas paragrafit si më lartë
? 8. Plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-115, me Ligjin 05/L-080 dhe me Ligjin Nr. 06/L-023.
? a. Fondet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit përveq që mund të përdorën për investime që ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin afatgjatë ekonomik të vendit, do të mund të përdorën edhe për financimin e rimëkëmbjes ekonomike.
Vlenë të potencohet se këto ndryshime ligjore do të jenë në fuqi vetëm deri me datën 31.12.2021 dhe se pas kësaj date të gjitha dispozitat e potencuara më lartë do të shfuqizohen në mënyrë automatike.
Të gjitha kontributet e juaj me shkrim duhet të dorëzohen përmes platformës elektronike www.konsultimet.rks-gov.net
Gjithashtu më lejoni të ju informoj se rekomandimet për trajtimin e këtyre komenteve do të mund t’i adresoni edhe tek unë, të cilat do i shqyrtoj për ti ngritur gjatë trajtimit në Kuvend. Këto rekomandime mund të i dërgoni në emailin tim visarhoti1@gmail.com.
Komentet tuaja do ti analizoj dhe duke u dakorduar me ju per propozimet, do ti ngrisë në Kuvend.
Pres kontributin tuaj në këtë drejtim.