14:29 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Deputeti Hoti: PSD t’i verifikojë mandatet e fituara nga VV

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova së pari duhet të shkojë në zgjedhje të reja, e pastaj të flitet për dialog me Serbinë.

Hoti i ka bërë thirrje edhe PSD së Shpend Ahmetit që t’i verifikojë 12 mandatet që ka në Kuvendin e Kosovës, për shkak se këto mandate i kanë fituar sa ishin pjesë e VV-së.

Sipas tij PSD para se të bëhet pjesë e ndonjë ekipi negociues, është më mirë që njëherë ta mat vetën me votë, shkruan Insajderi.

Shkrimi i plotë i Hotit në Facebook:

Vetem zgjedhjet e reja sigurojne legjitimitetin e atyre qe e udheheqin Kosoven dhe e perfaqesojne ne dialog. Kjo vlen edhe per PSD-ne para se te behet pjese e cfaredo ekipi negocues. PSD-ja duhet permes zgjedhjeve te reja te verifikoje 12 mandatet qe ka ne Kuvend, ngase jane mandate te fituara nga nje parti tjeter. Vleresoj se verifikimi i legjitimitetit eshte i domosdoshme per qendrueshmerine e demokracise ne Kosove dhe te PSD-se gjithashtu.