75 Mall Live Search
10:22 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Deputeti i AAK-së befasohet se si Abdixhiku ka qasje Jugosllave: Na i rroftë opangat!

Dy deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj dhe Bekë Berisha morën kritika për paraqitjet e tyre televizive nga deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ky i fundit ka veçuar disa nga deklaratat e tyre , teksa ka thënë ‘Është Kosovë e cubave kjo’.

Margaritarë nga paraqitjet e  deputetëve të pushtetit në debatet televizive sot: – “Në Kosovë është më mirë se në Gjermani”. – “Me mujtë krejt të partisë time i punësoj” – “Konkursi ishte i padrejtë; kërkonin shkollë”. Është Kosova e cubave kjo”, ka shkruar ai.

Ndërsa, lidhur me këto akuza ka reaguar deputeti, Bekë Berisha. Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se është i befasuar me këtë qasje të Abidixhikut, duke e ditur se ai është një politikan i ri.

“Bekë Berisha i thotë atij naj rrofsh opangat. Qysh ka mundësi një djal i ri mu kanë kaq Jugosllavë”, ka thënë Berisha.