75 Mall Live Search
22:08 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / OSH

Deputeti i AAK-së: Duke lexuar disa komente kundër Hashim Thaçit, mendova se jam duke lexuar gazetat në Burgun e Beogradit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Rasim Selmanaj, ka kritikuar komentet kundër ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Selmanaj në reagimin e tij ndaj këtyre komenteve ka thënë se komentet e tilla ia kujton shkrimet e gazetave që i kishte lexuar në “çirilik” në Burgun e Beogradit.

“Duke lexuar disa komente kundër Hashim Thaqit për një moment mendova se jam duke lexuar ‘ čirilic’ gazetat në burgun e Beogradit…Jo, fatkeqsisht këtë here ishin disa shqiptar…Si për inat të ktyre injorantëve e të paditurëve po e postoi këtë foto me një nga personazhet kryesore të luftës së UÇK-së, z. Hashim Thaqi”.

Ai tha se beteja për pastërtinë e UÇK-së i takon çdo shqiptari.

“Beteja për pastërtinë e luftës së UÇK-së i takon çdo shqiptari, pavarsisht bindjeve politike e partiake!”.