23:55 / E Premte, 16 Prill 2021 / OSH

Deputeti i AAK-së kërkon që ministri Vitia të raportojë në Kuvend lidhur me refuzimin për nënshkrim të kontratës me Pfizer

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj, kërkon më urgjencë që ministri Shëndetësisë, Arben Vitia, të raportojë në Kuvend lidhur me refuzimin për nënshkrim të kontratës me Pfizer.

“Si anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, kërkoj me urgjencë që Ministri, Arben Vitia, të raportojë për raportimet e mediave se ai ka refuzuar të nënshkruajë kontratën me Pfizer. Sigurimi i vakcinave nuk është lojë por përgjegjësi shtetërore”, ka shkruar Dreshaj në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, pas raportimit të mediave se minsitri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka refuzuar vaksinat nga Pfizer, ka pasur reagime të shumta.

Pas këtij lajmi, ka reaguar edhe vetë Vitia duke e mohuar këtë raportim.