75 Mall Live Search
16:28 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Deputeti i AAK-së: Koalicioni VV-LDK e kanë humbur rrugën në oborr!

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka deklaruar se sot Kosova ka qeverinë e re Kurti e cila erdhi me premtime për një koalicion të shpresës, duke krijuar pritje të mëdha nga qytetarët.

Sipas tij kjo qeveria tha se ka planin e qeverisjes, por doli se nuk e ka .

“Gjatë gjithë kohës ky koalicion thoshte se  kanë strategji të qartë për dialog, fatkeqësisht kjo nuk ekziston madje të japin përshtypje se kanë humbur rrugën në oborr siç thotë populli. Kryeministër ju e keni futur veten në një udhëkryq që nuk do koment. Kosova po rrezikon partneritetin me ShBA-të dhe kjo s’është vetëm persepsion por është situatë e prekshme. Partnerët e koalicionit VV-LDK s’kanë qëndrime të njëjta për taksën, as për dialogun e as për reciprocitetin shumë të përfolur të Albin Kurtit”, tha Selmanaj, transmeton Indeksonline.

Ai shtoi se kryeministri ka mbetur pa argumentin më të fuqishëm të tij në dialog, pa taksën.

“Kryeministër siç duket do të mbeteni pa argumentin më të fuqishëm në dialog, pa taksën të cilën do ta anuloni sepse vetë e keni  hapur rrugën dhe nuk besoj se mund ta përballoni presion”, shtoi tutje ai./Indeksonline/