19:01 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Deputeti i AAK-së: Po të kishte pasur grushte tek ne si në LDK, i madh e i vogël do t’i bënin për pesë pare

Deputeti i AAK-së Muharrem Nitaj ka reaguar pas incidenteve që po ndodhin në kuvendet zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook shkruan se sikur të kishin plasur grushtet në AAK si në LDK, “atëherë i madh dhe i vogël do t’i bënin për pesë para”.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:          

Me pas plase grushtat ne Aleance sic po ndodh me LDK-ne, ishin qu i madh e i vogel prej tyre e na kishin ba per pese pare!  Po mua me pelqen kur Aleanca, ani pse edhe ajo me plot gabime, e ruan njefar zotnilleku ne diskursin publik!  Ndryshe, në kuvendin zgjedhor të nëndegës së LDK-së Mati në Prishtinë, e cila është pjesë e degës së tretë presidenti Ibrahim Rugova, ka shpërthyer dhuna, ku janë hedhur karrige dhe janë shpërndarë grushte e shuplaka  ndërmjet përkrahësve të Hazir Borovcit dhe atij të Arban Abrashit.