75 Mall Live Search
17:54 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Deputeti i AAK-së: Qeveria Haradinaj ka bë punë të mëdha, që hajri iu shihet më vonë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së,  Bekë Berisha ka deklaruar se gjatë kohës sa ishin ata në qeverisjen e vendit kanë bërë punë që i dinë gjithë Kosovë, e që do t’i shihet ‘hajri’ më vonë, nëse jo tash.

“S’kemi pas ushtri, tash e kemi, duket si normale por ka qenë angazhim i madh. Kemi pas raporte korrekte me opozitën, raporte korrekte me partnerin por nganjëherë jemi prish me të për mbarëvajtjen apo progresin, pasi në një moment dolën kundër taksës M’doket se po harrojnë k’ta se s’janë më opozitë dhe s’mundesh me thënë edhe me dhënë ide se keni përgjegjësi, është shumë problem se ndoshta duhet me i lënë shumë punë tjera se është problem i madh. Ka që janë privatizu shumë, e ka interesa e të pronave të Kosovës. S’di qysh do ia bëjnë. Ne qeverisjen tonë kemi bërë punë jashtëzakonisht të mëdha, ato do të shihen”, tha Berisha në T7, transmeton Indeksonline.

Ai tha se Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit duke mos dashur ta dobësojë pozicioni e Kosovës e se tash e ka Albin Kurti e mbetet të shihet se çfarë po bën ai.

“Kogja fjalë të mëdha ka pas, shpresojë t’i mbajë. Shihet se është qeveri fragjile, e dobët, me një partner që ka infrastrukturën e gatshme në qeverisje. Krejt ministrit ku i ka ministrat e vetë i ka infrastrukturën e gatshme, Albin Kurti s’ka infrastrukturë, ka me dal në një situatë o duhet me ndalë atë e që s’ka fuqi, pasi gjysma e qeverisë është e parnerit që janë mësu me funksionu ashtu.  Vjen një moment në shabllonin me kshyr që bëni ju e po ju kshyri edhe unë, ose nukni ju se unë po dal prej koalicionit. I ka dy ose me ndalë qat kapje të shtetit nga LDK-ja ose me e ndalë që kanë me i dalë probleme të mëdha, se ata i thonë kjo është pjesa jonë, ti kshyr me pjesën tënde”, shtoi Berisha./Indeksonline/